Zaev dhe Borisov në Bllagoevgrad do ta shënojnë Ilindenin

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov sot në Bllagoevgrad së bashku do ta shënojnë 115-të vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Marketing

Dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në përmendoren e Goce Dellçevit, në sheshi “Maqedonia” në Bllagoevgrad.

Ky do të jetë kremtimi i dytë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë para një viti.

Në shënimin e përvjetorit, do të marrin pjesë dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov.

Marketing