Kryeministri Zoran Zaev sot në Bruksel e kryeson delegacionin e Maqedonisë së veriut në takim të Këshillit për stabilizim dhe asociim, me të cilin do të kryesojë mu ai, me ç’rast do t’i prezantojë arritjet e vendit në procesin e reformave, që po zbatohen në rrugën drejt fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.
Këshilli i pesëmbëdhjetë për stabilizim dhe asociim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, me të cilin bashkëkryeson përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, konsiderohet si test i parë preliminar i dinamikës së agjendës reformuese, e cila është e koncentruar në tre shtyllat – sistemin e sigurisë-zbulimit, administratën publike dhe jurisprudencën. Në përbërje të delegacionit qeveritar janë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Sipas programit në Komisionin evropian është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zaev, përfaqësueses së lartë Mogerini dhe eurokomisarit për zgjerim, Johanes Han.