Zaev dhe Kasami kërkonin zgjedhje sa më shpejtë, tash kanë ikur në pushim në mes të pandemisë

Zaev që shpejtohet dhe njëkohësisht Zaev që nuk ngutet. Kujton se do bëhet gjithnjë siç thotë ai , si një ” pasha ” i politikës në vendin e trazuar politikisht dhe virusit vdekjeprurës. Në mes të pandemisë ai ka shkuar të nxihet nën rrezet e diellit ndërsa vendi zien nga situata politike dhe akoma më keq nga keqmenaxhimi i Covid-19 që ka shtrirë terrenin dhe po merr secilën ditë dhjetëra jetë njerëzish mes kaq shumë të infektuarëve, shkruan TetovaSot.

Marketing

Zaev dhe Kasami që nguteshin të mbaheshin zgjedhjet me çdo çmim tani demantojnë vetveten dhe kanë kohë të presin duke zgjedhur pushimet në rrethana të jashtëzakonshme kur shumë njerëz nuk kanë të hanë as një racion ushqimi,bizneset po falimentojnë, vendit i duhet një qeveri urgjente dhe spitalet po mbushen cdo ditë me të infektuar derisa fundi pandemisë nuk i shihet akoma .Në brishtësinë e ngjarjeve pas zgjedhore Zaev po bën kalkulimet e tij duke soditur por harron se vendit i duhet me ngut një qeveri.

Ai dëshiron të luajë me “fitoren ” e tij , ta festojë larg opinionit diku ku bën plane në favor të tij dhe kundër tjerëve ashtu siç ka vepruar tre vite politikisht. Zaev ndoshta këshillohet nga dikush si të veprojë nga procesi pazgjedhorë duke e konsideruar veten një mandatar por tani ai duket se shfrytëzon pushimet personale për të blerë kohën politike dhe kombinatorikat në favor të tij.

Ai e di se në tavolinë ka një marrëveshje që nuk kalon pa një kryeministër shqiptar që ia rrezikon pozitën aq të lakmuar të tij, por Zaev e di se nuk ka numra që mund të ndjehet komod sepse ” pështyma mund ti thahet nga gëzimi” i fitores së Piros bashkërisht me një parti shqiptare ose në të kundërtën ai do shkonte jo në plazh por në pushim të përhershëm politik me fundin e një kariere të cuditshme, plot premtime në ajër, afera, nën maskën e një demokrati të deklaruar dhe politikani “pro evropian”.

Zaev nuk ngutet tani duke ndarë si me ” thikë” zgjedhjet e patjetërsueshme për shkak të pandemisë dhe arratisjen e tij dhe kohën që pret, pavarësisht se ka pandemi. Atje mbase bën planet e mëdha cilën të merr dhe cilën të përjashtojë nga partitë shqiptare por pa e ditur se shqiptarët e dhanë votën e tyre. Zaev e di se kush fitoi dhe cfarë e pret në një marrëveshjeje qeverisjeje. Zaev poashtu e di se partia e fortë shqiptare e fitoreve të përhershme e ngriti atë nga hici dhe ajo mund ta fundos atë politikisht. Zaev në vend që të ishte tani në selinë e Recicës së Vogël ai ka zgjedhur një destinacion tjetër në këtë kohë jo normale ku njerëzit mendojnë si të shpëtojnë nga pandemia ndërsa ai freskohet nën vapën politike që mund ta dehidrojë atë politikisht./Tetovasot