Ballina Aktuale Zaev dhe Mickoski të martën përballen në duel televiziv

Zaev dhe Mickoski të martën përballen në duel televiziv

Dueli i përfolur televiziv ndërmjet kreut të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të VMRO-së, Hristijan Mickoski pritet të mbahet të mbahet të martën, më 26 mars, në kuadër të emisionit “Samo Vistina” në Televizionin Kanal 5.

Marketing

Televizioni ka njoftuar se pjesëmarrjen në debat e kanë konfirmuar dje nga të dy palët.

“Pas mbarimit të duelit do të ketë ‘verifikim të fakteve’, ku ekipi i gazetarëve të televizionit do t’i verifikojë konfirmimet e liderëve me raportet relevante nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim që të shmangen manipulimet në opinion”, njoftoi televizioni.

Exit mobile version