Zaev: Do shlyhen borxhet e rrymës deri në vitin 2006

Kryeministri Zoran Zaev në Ohër paralajmëroi se Qeveria planifikon të shlyej borxhe të qytetarëve për rrymën elektrike. Bëhet fjalë për fatura që kanë arritur përfshirë vitin 2006-të.

Marketing

Përllogaritë e kryeministrit janë se do të fshihen borxhe prej 110 milionë euro ndërsa do të përfshihen rreth 200 mijë familje në vend.

Në këtë mënyrë, dhjetëra mijë qytetarëve do t’u zhbllokohen llogaritë e transaksionit.

Për këtë masë, pëlqim kanë dhënë edhe kompanitë energjetike në vend, ELEM e cila është kompetente për prodhimin e rrymës, por edhe EVN e cila bën shpërndarjen dhe është në pronësi private.