Dua që të gjithë bashkërisht, flamurin tonë të Maqedonisë ta shohim ashtu lartë dhe të shpalosur afër flamujve të shteteve anëtare më të fuqishme ekonomike të BE–së dhe NATO-s, Flamurin tonë së bashku me flamujt e shteteve të ndryshme në botë, porositi kryeministri Zoran Zaev në tubimin e qytetarëve që mbrëmë është mbajtur në Manastir.
Ai theksoi se kontesti me Greqinë është zgjidhur, ndërsa identiteti maqedonas është konfirmuar dhe përforcuar.
“Përgjegjësia jonë ishte ta zgjidhim çështjen e hapur e cila e rrezikonte ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë. E ndërmorëm përgjegjësinë, e zgjodhëm kontestin, arritëm marrëveshje me Republikën e Greqisë.
Përgjegjësia dhe detyrë jonë e shenjtë ishte që ta ruajmë identitetin maqedonas, ndërsa ne përveç që e konfirmuam por edhe e përforcuam sepse Greqia e ka njohur identitetin maqedonas. Njëherë e përgjithmonë, gjuha maqedonase shkruhet në thesarin e popujve dhe gjuhëve botërore, dhe këtë askush nuk e konteston.
Maqedonia ka zgjedhur ardhmëri në vend të izolimit të pasigurt dhe të pakuptimtë, ndërsa me vendimin e referendumit të përmbyllëm përgjegjësitë tonë personale, politike, qytetare…kjo është ajo përgjegjësia të cilën ne e ndërmorëm, ndërsa pothuajse tre dekada askush nuk e ndërmerrte. Bota e njohu këtë dhe na dha mirënjohje, ndërsa mirënjohjet erdhën para datës për negociata me BE-në dhe me ftesën për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO”, theksoi Zaev.
Para manastirasve, kryeministri i Maqedonisë përkujtoi në përfitimet të cilat qytetarët do t’i ndjejnë nga integrimi në organizatat më të fuqishme në botë, BE dhe NATO.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev u bëri thirrje manastirasve më 30 shtator masovikisht të dalin në votim dhe të votojnë PËR, sepse në këtë mënyrë sigurohet ardhmëria e ndritshme e brezave në Maqedoninë evropiane.