Zaev, Frçkovski dhe Popovski të parët do e hapin debatin publik për ndryshimet Kushtetuese

Ditëve në vijim do të organizohet debat publik me ekspertë dhe qytetarë lidhur me propozim-amandamentet për ndryshimin e Kushtetutës.

Marketing

Kështu që sot, në ora 16 e 30 minuta do të mbahet debati i parë publik, në sallën Solemne të Qeverisë. Folësit e parë të debatit publik do të jenë kryemnistri Zoran Zaev dhe profesorët universitar, Vllado Popovski dhe Lubomir Frçkovski. Debatin do ta shpallë të hapur zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.