Zaev – Hamaçek: Mbështetje nga Çekia për anëtarësim në NATO dhe negociata me BE-në

Çekia është vend i cili që nga pavarësia e vendit tonë na jep mbështetje të plotë, të rëndësishme dhe inkurajuese për zhvillimin e marrëdhënie jashtëzakonisht të mira. Kjo mbështetje vjen nga Qeveria e Republikës së Çekisë, si dhe nga populli i atij vendo, është me intensitet jashtëzakonisht pozitiv edhe në forumet ndërkombëtare, posaçërisht në Bashkimin Evropian, dhe vjen si mirënjohje për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për politikat e saj.

Marketing

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm në Shkup me delegacionin qeveritar të Republikës së Çekisë të kryesuar nga Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë në Pragë, Jan Hamaçek.

Siç kumtuan nga kabineti qeveritar, kryeministri Zaev theksoi se Qeveria e RMV-së është e përkushtuar në proceset reformuese euro-atlantike, në zhvillimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë”, në modelin maqedonas të zgjidhjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore për zgjidhje të çështjeve më të vështira si dhe lidhur me kontributin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Çekia në korrik të këtij viti e ndërmerr kryesimin me Grupin e Vishegradit të vendeve anëtare të BE-së nga Evropa e Mesme, dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, shtohet, është e bindur se edhe nga atje do të vijë mbështetja për vendimin për konfirmimin e datës për hapje të kapitujve për negociata për këtë vit. Impuls i fuqishëm në atë drejtim do të jetë edhe ratifikimi i Protokollit për inkuadrim në NATO të cilin parlamenti çek e paralajmëroi gjatë muajve në vijim.

“Si partnere e përkushtuar e vendit tonë lidhur me aspiratat për anëtarësim në BE, dy vendet tona mbeten fuqimisht të përkushtuara në zgjidhjen e përbashkët të interesit të posaçëm për BE-në, siç është, për shembull, kriza e emigrantëve. Dëshmi e fuqishme e këtij përkushtimi të përbashkët është Marrëveshja e nënshkruar dje për donacion në vlerë prej rreth një milion euro, që përfshin disa segmente të sigurisë për modernizim teknik dhe ripajisje të disa njësive organizative pranë MPB-së, me theks të posaçëm në problematikën e migracionit”, tha kryeministri Zaev në takim.
Kryeministri Zaev, ceket, në takim e theksoi përcaktimin e të dy vendeve ta mirëmbajnë dhe zhvillojnë dialogun miqësor politik në nivel më të lartë, si dhe ta nxisin intensitetin e bashkëpunimit ekonomik.

Zëvendëskryeministri çek Hamaçek në takim me kryeminsitrin Zaev e theksoi, ceket, bashkëpunimin jashtëzakonisht të rëndësishëm të forcave të sigurimit të të dy vendeve në kufi, dhe theksoi se Republika e Çekisë mbetet e hapur për këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen, madje edhe kur kontrollin e kufirit do ta ndajnë policia e RMV-së dhe forcat e bashkuara policore evropiane “Fronteks”.
Përveç këtij bashkëpunimi, zëvendëskryeministri çek e theksoi edhe bashkëpunimin mes ushtarëve të të dy vendeve në misionin e NATO-s në Afganistan, dhe theksoi se kontributi i deritanishëm i Republikës së Maqedonisë së veriut në sfera të interesit të BE-së, si dhe përparimi i reformave të brendshme, janë rekomandim i fuqishëm që Këshilli i ministrave të punëve të jashtme ta konfirmojë vendimin për hapje të kapitujve për negociata me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ceket në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.