Zaev: Identiteti nuk është çështje për të cilën mund të negociohet në shekullin 21

Kryeministri Zoran Zaev pret që Sofja të japë mbështetje për fillim të negociatave të vendit tonë me BE-në dhe se ajo është obligim edhe nga Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Marketing

“Populli bullgar dhe maqedonas janë popuj miqësorë. Ne politikanët duhet t’u shërbejmë. Unë besoj se Bullgaria do të japë mbështetje për marrjen e datës për fillim të negociatave të RMV-së me BE-në. Një vendim aq gjatë i pritur, tashmë 15 vite. Ajo është obligim edhe nga Marrëveshja që e kemi, për të cilën të dyja palët duhet të kujdesen për përmbushjen e saj. Unë jam i lumtur që arritëm Marrëveshje për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Ajo Marrëveshje rrumbullakësoi kapituj të rëndësishëm deri më tani, sipas të gjitha gjasave stagnuam për një kapitull jo aq të lehtë, i cili duhet përmes komisioneve, të vendosura nga të dyja palët, ta zgjidhim. Ne kemi për qëllim të vazhdojmë t’i zgjidhim gjërat dhe t’i gjejmë mënyrat, prej ku dy vendet dhe dy popujt do të dalin si fitues”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve pas solemnitetit për ndarjen e çmimeve “11 Tetori” në Kuvend.

Sipas tij, identiteti nuk është çështje për të cilën mund të negociohet në shekullin 21 dhe se Bullgaria e kupton këtë.
Interesi që RMV të fillojë negociata me BE-në, shtoi kryeministri, nuk është vetëm interes i yni, por është interes edhe i tërë rajonit, interes edhe i Bullgarisë, e kjo është garancë për paqen, stabilitetin, sigurinë, të ardhmen, ekonominë, bashkëpunimin etj. dhe se beson se do të udhëhiqen nga ai interes.

Në pyetjen e gazatarëve Zaev thotë se do at ruajmë gjuhën maqedonase, e cila është e regjistruar në KB dhe është e njohur kudo.

Për pikëpamjen e Francës, Zaev thotë se respekton qëndrime të vendeve individuale, dhe se debati është i hapur në funksion të qasjeve të ardhshme metodologjike në procesin negociues, por nuk pret që kjo të jetë pengesë për marrjen e datës për negociata.

Marketing