Zaev – Keçijang: Po hapim perspektiva për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Jemi duke i hapur perspektivat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën Popullore të Kinës dhe dëshirojmë të bashkëpunojmë në projekte, të cilat do të kontribuojnë për zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik të vendit.

Marketing

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin me kryetarin e Qeverisë së RP të Kinës Li Keçijang, në margjinat e Samitit të 7-të të shefave të qeverive nga procesi për bashkëpunim të RP të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Perëndimore (16+1), që dje u mbajt në Sofje, Në takim kanë marrë pjesë edhe delegacione të qeverive të të dy vendeve.

Shefi i Qeverisë së Maqedonisë e ka theksuar përkrahjen e rëndësishme që Qeveria kineze e ofron në përpjekjet për përshpejtimin e ndërtimit të dy autostradave, Kërçovë – Ohër dhe Milladinovc – Shtip.

Kryeministri Zaev potencoi rëndësinë e mbështetjes të cilën në vazhdimësi Republika popullore e Kinës ia ofroi Republikës së Maqedonisë nga pavarësia deri më sot dhe tha se Maqedonia vazhdon të mbështes politikën e një Kine.

Kryeministri i Maqedonisë në takimin ka informuar se procesi për vendosjen e regjimit pa viza mes dy shteteve është në fazë përfundimtare dhe potencoi se pret të rritet lëvizja dhe komunikimi mes qytetarëve të të dy vendeve, që do të rezultojë me zhvillim të turizmit, bashkëpunimit më të adh kulturor dhe vendosjen e relacioneve mël të afërta.

Kryeministri kinez Keçijang shprehu mbështetje të fuqishme për hapat që Qeveria e Maqedonisë i ka ndërmarrë në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve dhe politikat për përshpejtimin e rritjes ekonomike.

Kryeministri Keçijang tha se RP e Kinës edhe më tej do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Maqedonisë dhe shtoi se rritja e bashkëpunimit është shumë e rëndësishme, pasi të dy vendet janë të orientuara drejt zhvillimit ekonomik që duhet të kontribuojë për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Në fund të takimit kryeministri Zaev porositi se Maqedonia mbetet mik i Kinës dhe shprehu besim të plotë se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve do të avancohen dhe zhvillohen në drejtim pozitiv.

Marketing