Ballina Lajme Maqedoni Zaev kërkon dorëheqjen e Çulevit: Duhet të ketë përgjegjësi për tubimet në...

Zaev kërkon dorëheqjen e Çulevit: Duhet të ketë përgjegjësi për tubimet në Strugë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev. Zaev në shkrimin e tij në Facebook përmend ngjarjet e fundit në vend që sipas tij dëshmojnë paaftësitë e ministrit. Në shkrimin e Zaevit përmenden edhe ngjarjet në Strugë, ku qindra qytetarë u mblodhën për liturgji fetare duke shkelur të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Marketing

“A u këshillua Naqe Çulev me Mickoskni përpara se të vendosë të rrezikojë shëndetin e qytetarëve? A e detyroi Mickoski Çulevin të organizojë një ngjarje në mes të një pandemie pa masa mbrojtëse? A e urdhëroi Mickoski Çulevin mos të ndërmerr veprime gjatë tubimit masiv në Strugë? A e lejoi Mickoski Çulevin të sulmonte një gazetar? A e aprovoi Mickoski hedhjen e bombës së tymit në audiencë? Fakti që strukturat e policisë të udhëhequra nga Çulev nuk reaguan dhe lejuan të ndodhin këto incidente ngre nivelin më të lartë të përgjegjësisë tek ai dhe ai duhet t’i japë fund kësaj me dorëheqjen së tij të menjëhershme.”, ka shkruar mes tjerash Zaev.

Marketing
Exit mobile version