Zaev: KRRE të jetë servis i qytetarëve, jo i kompanive

E mbështes Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) të jetë servis i qytetarëve, e jo i kompanive. Çmimi i naftës dhe i benzinës është më i ulët në rajon dhe kjo kështu do të vazhdojë, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

“Diferenca mesatare e tregtarëve me naftë dhe derivateve të naftës gjatë vitit të kaluar është 6,7 denarë për litër, ndërsa ka pasur edhe periudha kur kanë marrë nga 10 denarë. Për këtë më vjen mirë që Komisioni Rregullator për Energjetikë tenton t’i përkufizojë diferencat në 4,7 denarë. Madje tani kuptova se pse më reagojnë tregtarët. Jam i bindur se gjithçka që po bën KRRE është në dobi të qytetarëve”, tha Zaevi në përgjigjen pyetjes së deputetëve në seancën e sotme në Kuvend.

Me marrjen e vendimit për rritjen e akcizës për naftë për tre denarë, theksoi, Qeveria ka siguruar 30 milionë euro në Buxhet të cilat, siç tha në mënyrë transparente janë drejtuar ndaj qytetarëve më të varfër.

“Morëm vendim për rritjen e akcizës për naftë për tre denarë për shkak të kësaj që mendojmë se në cilëndo mënyrë do të shmangim kontrabandë dhe manipulime rreth shitjes rajonale, ndërsa krahas do të zgjedhim probleme për të cilat nuk do të marrim kredi dhe do të mbesim me çmim të të ulët në rajon. Këtë e kemi bërë në mënyrën më transparente dhe menjëherë thamë ku do të shkojnë paratë”, tha Zaevi dhe shtoi se të gjitha paratë kthehen mbrapa te qytetarët dhe atë më së shumti te të varfrit.

Përkujtoi se Qeveria para dhjetë ditëve mori vendim me të cilin hoqi dorë prej 3,7 milionë euro në Buxhet me uljen e TVSH-së për energjinë termike prej 18 në pesë për qind. Kjo, shtoi, do të shihet në ribalancin e Buxhetit. Njëkohësisht, potencoi, morëm vendim të ulet prej 18 në pesë për qind dhe TVS për gazin natyror.

“Këto janë masa konkrete të cilat reflektohen në Buxhet, por duhet ta bëjmë këtë, sepse Buxheti është stabil”, saktëson Zaevi.

Marketing