Zaev: Lukarevska është më meritorja për konceptin “paratë te qytetarët”

Ka përfunduar Kongresi i 26-të i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, dhe me këtë është zgjedhur përbërja e re e Kryesisë Qendrore, pas çfarë ka vijuar edhe emërimi i nënkryetarëve.

Marketing

Lideri i partisë, Zoran Zaev në paraqitjen para mediave, ka njoftuar se Sanja Lukarevska, drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike është nënkryetarja e re e partisë.

Ndërkaq ka dhënë edhe arsyen për zgjedhjen e saj, pasi thotë se është më meritorja për konceptin “paratë te qytetarët”, për kthimin e një pjese të TVSH-së.

“Për nënkryetare është zgjedhur, Sanja Lukarevska. Me zgjedhjen e saj, dërgojmë edhe një mesazh të fuqishëm dhe të pahamendësuar. LSDM është parti që ndërton kapacitete njerëzore, barazi gjinore, dhe me këtë i avancojmë edhe të rinjtë. Sanja është më meritorja për konceptin, paratë te qytetarët dhe për rendin dhe diciplinën për politikat fiskale”, tha Zaevi.

Ka bërë të ditur, se 2/3 e anëtarëve të kryesisë qendrore të partisë janë të rinj, ndërkaq 1/3 janë anëtarë që kanë qenë deri më tani pjesë e kryesisë.

Marketing