Gjenerata e re e nëpunësve policor me mesatare të lartë të pikëve e përfundoi trajnimin bazë njëvjeçar në Qendrën për trajnim në MPB, që flet se jashtëzakonisht janë të motivuar për t’i plotësuar angazhimet e ardhshme profesionale në polici, tha kryeministri Zoran Zaev në promovimin e nëpunësve të rinj policor në Idrizovë.
“Gëzohem së bashku me të gjithë Ju sepse me sukses të madh, mesatarisht prej 530,92 pikëve prej gjithsej 600 e përfunduat trajnimin për zotërim të kompetencave të nevojshme për nëpunës policor. Gëzon edhe e dhëna se madje 528 prej gjithsej 550 kandidatëve të paraqitur në fillim e përfunduan këtë trajnim. Kjo flet për motivimin tuaj të lartë të arrini në plotësimin e angazhimeve profesionale në polici”, theksoi Zaev.
Duke u dëshiruar karrierë të suksesshme, kryeministri Zaev potencoi se policët kanë funksion fisnik të sigurojnë siguri për të gjithë.
Ai dërgoi urim edhe te instruktorët për kujdesin të sigurojë vazhdimësi të resurseve profesionale.
Në solemnitet me këtë rast fjalim mbajti edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.