Zaev: Me siguri do të humbim vota që Jugohromi nuk punon, por shëndeti është mbi të gjitha

Si shtet bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që ta restartojmë Jugokromin. E stimuluam pronarin, i cili është në negociata për shitje të kombinatit me potencial turk blerës i cili punon në veprimtarinë e njëjtë, ta vendosë filtrin. Shpresojmë se do të merren vesh dhe se pronari i ri do të jetë më azhur, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

“Jugokromin e mbyllëm dhe e kushtëzuam që derisa nuk i vendos filtrat nuk do të hapet për shkak të shëndetit të njerëzve nga Pollogu. Siguruam më shumë se 1,1 milionë euro për ndërtimin e filtrave, ndërsa pronari deri më tani ka investuar 500.000 euro të saja. Negociojmë që ta motivojmë që të vazhdojë me procedurën për vendosjen e filtrave për të cilën siguruam 1,1 milionë euro shtesë, edhe pse bëhet fjalë për pronësi private”, tha Zaevi në përgjigjen e pyetjes së deputetëve në seancën kuvendore.

Për momentin, theksoi, po rrjedhin negociata mes pronarit zviceran me blerës potencial nga Turqia i cili punon në atë veprimtari dhe është i gatshëm që ta përforcojë gjithë procesin dhe shpreson se do të merren vesh.

“Nëse merren vesh do të përshpejtohet procesi i vendosjes së filtrave, e me këtë edhe fillimi i Jugokromit. Si shtet kemi bërë gjithçka edhe pse bëhet fjalë për pronësi private. Sipas gjitha gjasave do të humbim disa vota për shkak të asaj se njerëzit nuk punojnë, por megjithatë shëndeti është para dhe mbi të gjitha, dhe qëndrojmë pas tij. Bëjmë gjithçka që mundemi që Jugokromi sa më shpejtë të vendoset në përdorim”potencoi Zaevi.