Zaev -Merkel: Referendumi është pasqyrë e përcaktimit të qytetarëve për të ardhmen e vendit

Kancelarja Angela Merkel konfirmoi sot në një bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev se Gjermania do të mbështesë marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ajo gjithashtu mbështeti përpjekjet e Qeverisë për të forcuar perspektivat evropiane dhe atlantike të vendit.

Marketing

Sipas pres-shërbimit të qeverisë, bashkëbiseduesit konkluduan se referendumi është një akt i lartë demokratik dhe reflekton vendosmërinë e qytetarëve për të ardhmen e vendit.

Kryeministri Zaev e informoi Merkelin për përgatitjet për referendumin e ardhshëm dhe theksoi se Qeveria është e vendosur fort për të organizuar kushte të drejta, demokratike dhe transparente për realizimin e prononcimit demokratik të qytetarëve.

Kryeministri vuri gjithashtu në dukje se Qeveria po vazhdon në mënyrë aktive përpjekjet e saj për reformën për të përmbushur kërkesat e konkluzioneve të Këshillit Evropian të qershorit të këtij viti, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit, dhe reformës së administratës publike dhe shërbimeve të inteligjencës.

Zaev dhe Merkel diskutuan hapat konkretë për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, si dhe çështje të tjera aktuale bilaterale dhe rajonale.