Zaev nesër në Bruksel, Grubi: Vizita e kryeministrit bëhet në kohën e duhur

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, foli edhe për udhëtimin e kryeministrit Zaev drejtë Brukselit. Ai tha se vizita në Bruksel e kryeministrit Zaev po bëhet në kohën e duhur për të alarmuar institucionet e BE-së se radha për të vendosur është në duart e tyre.

Marketing

Mes tjerash, Grubi dërgoi apel deri te të gjitha institucionet e BE-së që të mos e mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve, pasi që sipas tij, të gjitha kompromiset e duhura dhe të pa duhura janë zbatuar.

“Vizita e kryeministrit Zaev bëhet në kohën e duhur për të alarmuar institucionet e BE-së, që tashmë radha për të vendosur për të përcjellë një vendim të guximshëm është në duart e tyre. Sepse të gjitha kompromiset e duhura dhe të pa duhura ne i kemi bërë, përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë të rrumbullaksuar edhe me të gjitha reformat e kërkuara nga BE. Ne guximin tonë e dëshmuam, tash guximi duhet të demonstrohet nga ana e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të mos na mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve” tha Grubi.

Marketing