Zaev: Nga gjithë ne varet si do të jetë bota pas Kovid-19

Nga të gjithë ne varet se si do të jetë bota pas Kovid-19, por tani e kemi mundësinë që nuk duhet ta humbasim për ta bërë atë më mirë. Bota po përballet me një armik të përbashkët i cili për një kohë shumë të shkurtër ka treguar se nuk njeh kufij. Qytetarët me të drejtë i kthyen sytë nga ne udhëheqësit, me pritje për të gjetur zgjidhje të shpejta dhe efikase”, thekoi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Marketing

Ai potencon se ka mbajtur fjalim në Forumin për paqe të Parisit, i cili këtë vit po mbahet në mënyrë digjitale dhe përmes video konferencës, duke u përqendruar në pandeminë Kovid-19.

“Çdo ditë përpiqemi të gjejmë përgjigje të përshtatshme ndaj krizës që duhet të kapërcejmë së bashku. Të gjithë jemi këtu për të shkëmbyer ide dhe praktika më të mira për të gjetur zgjidhje për këtë sfidë. Uniteti dhe solidariteti janë të nevojshëm më shumë se kurrë”, tha Zaev.

Ai thekson se presidenti i Francës, Emanuel Makron, në fjalimin e tij ka nënvizuar se si kurrë më parë bota ka nevojë për konsensus të ri për çështje me interes për të gjithë qytetarët në mbarë botën, të tilla si pandemia kovid-19, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike.