Zaev: Nisma 16+1, potencial i ri ekonomik

Republika e Maqedonisë së Veriut fuqimisht e përshëndet nismën 16+1, e cila ka potencial të madh për t’i avancuar partneritetet tona, por edhe për të krijuar potencial të ri ekonomik dhe afarist, porositi kryeministri Zoran Zaev në sesionin plenar të Samitit të tetë të shefave të qeverive nga EQJ dhe RP e Kinës, që po mbahet në Dubrovnik.

Marketing

“Bashkëpunimi i RP të Kinës me vendet nga EQJ është platformë e shkëlqyeshme dhe kanal plotësues për komunikim dhe bashkëpunim të vendit tonë me RP të Kinës në disa sektorë të ndryshëm. Republika e Maqedonisë së veriut e finalizon anëtarësimin e vet në NATO këtë vit dhe jemi të fokusuar në hapjen e negociatave me BE-në dhe në atë drejtim nisma 16+1 është komplementare me këto përpjekjet tona”, theksoi kryeministri Zaev në fjalimin e tij.

Theksoi se vendi ynë ka benefit nga përforcimi i marrëdhënieve bilaterale me RP të Kinës dhe në atë drejtim i ceki dy projektet infrastrukturore që dalin si rezultat i nismës 16+1, ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, ndërkaq së shpejti edhe inaugurimi zyrtar i autostradës Milladinovci – Shtip që ndodhet në fazën finale të ndërtimit.

Kumtoi se prej 19 deri më 21 nëntor të këtij viti në organizim të Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës koordinuese për bashkëpunim kulturor mes vendeve të EQJ dhe RP të Kinës do të mbahet “Forumi i katërt për bashkëpunim kulturor mes vendeve të EQJ dhe RP të Kinës”.

Në atë drejtim, shtoi, Qendra koordinuese për bashkëpunim kulturor lansoi ueb platformë që do të përdoret për komunikim dhe koordinim të institucioneve nga kultura e 17 vendeve dhe duhet të sigurojë kompatibilitet dhe komunikim mes programeve softuerike të enteve nacionale kulturore, përkatësisht ajo është vegël për komunikim dhe këmbim të drejtpërdrejtë të nismave mes tyre.

Në fund të fjalimit të tij kryeministri Zoran Zaev i dëshiroi mirëseardhje vendit tonë miqësor fqinj, Greqisë, e cila iu bashkangjit nismës dhe u bë vendi i shtatëmbëdhjetë anëtar i procesit nga bashkëpunimi i RP të Kinës me vendet nga EQJ.
“Ballkanit Perëndimor i paraprin rrugë e gjatë në të cilën duhet të punojmë për avancimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, në transformimin energjetik drejt përdorimit më të madh të burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe teknologjive digjitale të mençura, sfera në të cilat Kina përparoi shumë shpejt.

Jam fuqimisht i bindur se Samiti i sotëm do të sigurojë platformë solide për përforcimin e bashkëpunimit tonë, e posaçërisht lidhjet tona ekonomike, duke e marrë parasysh faktin se RP e Kinës e përhapë bashkëpunimin ekonomik me vendet nga rajoni”, theksoi kryeministri Zaev në fund të fjalimit të tij në sesionin plenar të shefave të qeverive të vendeve nga EQJ dhe RP të Kinës.

Sipas agjendës, kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar në të cilin janë Koço Angjushev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, do të ketë takim bilateral me kryeministrin e Kinës, Li Keçijang dhe delegacionit qeveritar kinez.
Në Dubrovnik, përfaqësues të qeverive të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe RP të Kinës do të nënshkruajnë Plan aksioni për bashkëpunim në bujqësi.

Në margjina të Samitit të shefave të qeverive të vendeve nga Evropa Qendrore Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës nga procesi 16+1 janë paraparë edhe disa takime bilaterale.
Kryeministri Zaev u takua me kryeministrin e Çekisë, Andrej Babesh, ndërsa do të ketë edhe takim të përbashkët me kryeministrat e Greqisë dhe Kroacisë, Aleksis Cipras dhe Andrej Plenkoviq.

Marketing