Zaev: “Non-Paper”-at, sinjal edhe për Bullgarinë

NON-PAPER-at nuk janë paraqitur rastësisht. Cdoherë kur dështon Evropa, dalin në skenë dokumente të këtilla – tha Kryeministri Zaev duke shtuar se kjo është edhe sinjal edhe për Bullgarinë se duhet të vazhdojë zgjerimi I BE-së.

Marketing

“NON-PAPER-i është në kundërshtim me jetën në RMV. Sot jemi të barabartë në një shoqëri për të gjithë. Shtetet fqinje na shohin dhe pyesin se si e kemi arritur këtë. Marrëveshja e Prespës është model për zgjidhjen e cështjeve dypalëshe të rajonit” – tha Kryeministri Zaev.

Në Maqedoni nuk kalojmë tashmë filozofitë e Janko Baçevit dhe Iliridës – tha Zaev duke shtuar se BE-ja duhet të na motivojë dhe më 22 Qershor të na shpërblejë me fillimin e negociatave.

Marketing