Kryeministri Zaev nuk komenton kushtet e paralajmëruara nga Bullgaria për procesin e negociatave ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Ai pret që shteti fqinj të jetë ndër mbështetësit më të mëdhenj për marrjen e datës kurse paralelisht dy vendet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
Pritjet që marrëveshjet të respektohen janë normale dhe unë jam i lumtur që ne arritëm marrëveshje për fqinjësi të mirë, është një punë e madhe dhe hap i rëndësishëm për të dyja vendet dhe zbatimi i saj është detyrim i të dy vendeve. Me vetë marrëveshjen përmbyllëm gjashtë personalitete historike, katër kapituj deri tani për dy vite jo të plota. Besojmë se edhe më tej do të vazhdojmë të gjejmë zgjidhje nëpërmjet dialogut blateral me vendin mik, Bullgarinë. Sigurisht, këto ditë unë do të kemë kontakte me shumë politikanë dhe me mikun tim Bojko Borisov. Minisrat tanë janë në komunikim të vazhdueshëm dhe pres që, të paktën, të jenë ndër mbështetësit më të zëshëm për vendimin për datën e negociatave”-tha Zoran Zaev, kryeministër .