Zaev: Opozita të pranojë zgjidhje ligjore për PP-në

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot sërish u bëri thirrje të gjithë subjekteve politike, grupeve të deputetëve dhe grupeve të pavarura të deputetëve që të ndërmarrin përgjegjësi në miratimin e ligjin për Prokurorinë Publike, dhe siç tha, të jenë factor vendimtar kur është në pyetje shteti juridik dhe ardhmëria evropiane e vendit.

Marketing

“Posaçërisht i bëjë thirrje opozitës që ta tejkalojë veten me pranimin e zgjidhjes ligjore për Prokurori Publike, të dëshmojë se është kundër krimit dhe se ëstë për qeverisje të të drejtës”, tha Zaev dhe shtoi se miratimi i ligjit për PP-në e garanton ardhmërinë evropiane të shtetit.

Theksoi se nga ana e përfaqësuesve të lartë të BE-së gjithnjë e më shumë theksohet nevoja për miratim të këtij ligji dhe lidhet me datën për fillim të negociatave me Unionin.

Marketing