Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në seancën kuvendore në të cilën është diskutuar për zgjedhje të dy ministrave të ri dhe tre zëvendësministrave, paralajmëroi masa të reja ekonomike realizimi i të cilave mundësohet me ribalancin e Buxhetit, i cili duhet të kalojë javën e ardhshme në Seancë qeveritare.
“Në fillim të punës së Kuvendit në shtator do të hyjmë në pocedurë parlamentare, dhe së bashku me ministren e re të Financave, do të propozojmë vendime të cilat marrin mundësi për t’u implementuar falënderim i performancës së Buxhetit. Ato vendime, deshtëm t’i impelemtojmë edhe në vitin 2017 dhe 2018, por Buxheti nuk ishte në gjendje. Tani Buxheti është likuid, financiarisht është stabil dhe mund të lejojë alokim të 40 milion eurove ose 2 miliard e 400 mijë denarë për vazhdim të kontributeve që të mundësohet rritja e pagave.
Pse? Sepse në vend se të jepen para të gatshme si plotësim i pagës së punëtorëve, për t’i motivuar, t’i mbajnë, punëdhënësit nuk e japin bruto pagën e tërësishme, sepse gjithsej kontributet e bruto pagës arrijnë 47 për qind së bashku me tatimin personal. Përkatësisht në 20.000 denarë, neto pagë, në shtet, paguhet 9 mijë e 470 denarë tarifa totale, tatim personal, sigurim pensional, shëndetësor dhe social. Qëllimi është me të vërtetë t’i demotivojmë në dhënien e tillë të parave të gatshme.
Me masën e re që do ta propozojmë, ata do të paguajnë vetëm 11 për qind tatim personal, ndërsa pjesën tjetër, sigurimin pensional, shëndetësor dhe social do t’i mbulojë shteti. Të punësuarit do të marrin neto paga më të larta dhe do të motivohen të mbesin në punë. Ajo është masë e cila do të kontribuojë drejt motivitimit të njerëzve të rinj, dhe gjithë të tjerëve, të qëndrojnë në shtet sepse pagat do të rriten. Kemi kapacitet të tillë”, arsyetoi kryeministri Zaev.
Shtoi se efekt shtesë nga kjo masë është që, në tërësi, do të ndihmohen të dy fondet, ai shëndetësor dhe pensional nga ato para, me çka do të hapet mundësi për rritje të pagave edhe në shëndetësi.