Zaev: Pendarovski, president i të gjithë qytetarëve

Me intonimin e himnit të Maqedonisë në orën 12 e 30 minuta ka filluar Kongresi i Lidhjes Social Demokrate, ku do të zyrtarizohet kandidatura e Stevo Pendarovskit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të pranishëm në Kongres janë edhe përfaqësues të korit diplomatik, ministra dhe kryetar komunash.

Marketing

Stevo Pendarovski u përzgjodh që të jetë kandidati i përbashkët i 31 partive politike që janë në koalicion me LSDM-në. Për mbështetjen e tij si kandidat konsensual partitë u morën vesh të premten mbrëma në Shkup, e këtë Kryeministri Zaev e vlerësoi si vendim historik për vendin, ku 31 parti u bashkuan dhe treguan se interesat nacionale janë mbi ato partiake.

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate Zoran Zav gjatë fjalimit të tij, para shpalljes së kandidaturës së Stevo Pendarovskit për president të vendit, falënderonit edhe Radmilla Sheqerinskën. Nikolla Dimitrovin dhe Oliver Spasovskin, sepse sipas tij ata janë motori që e shpie këtë Qeveri përpara, ku synim është rruga euroatlantikë.

Në fjalimin e tij Zaev përmendi dy marrëveshjet e arritura, atë me Bullgarinë dhe të fundit me Greqinë, si tregues që nuk tërhiqen nga sfidat, por me vullnet kanë punuar për zgjidhjen e problemeve me fqinjët, probleme të cilat siç u shpreh ai vendin e kanë lënë një kohë të gjatë jashtë strukturave euroatlantike.

Zaev kritikoi edhe presidentin aktual Gjorge Ivanov, për të cilin tha se nuk duhej të fitonte mandat, dhe nënvizoi se pasi e fitoi mandatin e keqpërdori për të nxitur madje edhe urrejtje ndëretnike.

Gjatë fjalimit të tij krahas politikës Zaev u ndal edhe në çështjet ekonomike, duke nënvizuar se energjia për vitin 2019 do të orientohet drejtë investimeve të huaja, që sipas tij me anëtarësimin e vendit në NATO, do të jetë në rritje e sipër.
“Po hyjmë në reforma serioze ekonomike që janë prioritet në agjendën ton ekonomike. Tani që kemi siguruar stabilitetin, po bëjmë përpjekje që ti bindim investitorët. Politikat tona ekonomike veçmë po japin rezultatet e para”, tha Zaev.