Kryeministri Zoran Zaev duke folur për 100 ditët e qeverisë tha se zgjedhjes së qeverisë së re i paraprinë zgjedhje të organizuara në kushte të vështira për shkak krizës me KOVID-19.
“U dëshmua se organizimi i zgjedhjeve në ato kushte ishte vendim i drejtë. U dëshmua se të kota dhe paarsyeshme ishin kërcënimet e Qeverisë dhe se ata kërcënime kishin qëllim bllokimin e sistemit shëndetësor dhe të bllokohet mbështetja për qytetarët. E kompletuam sistemin e institucioneve”, deklaroi Zaev, raporton SHENJA.
Ai tha se sfida kryesore që e karakterizoi 100 ditëshin e parë ishte ballafaqimi me pandeminë botërore KOVID-19.
“E riorganizuam sistemit për tu ndihmuar qytetarëve, Ministria e shëndetësisë aplikoi për furnizimin e vaksinave kundër Kovid19. Me qëllim të sigurojmë qasje më të lehtë dhe sigurt të gjithë qytetarëve për teste të Kovid 19, siguruam vaksina të nevojshme”, shtoi më tej Zaev.
Zaev deklaroi se ata kanë ndërmarr politika dhe masa për restart të ekonomisë vendore, fokusi kryesor gjatë rishikimit të buxhetit ishte zbatimi i masave kundër krizës dhe aktivizimi i kapacitetit njerëzor.
“Me proces inkluziv u soll pakoja e katërt e masave në vlerë prej 470 milion euro dhe bashkë me pakot e tjera do të thotë 1 miliard euro u orientuan kah qytetarët dhe afarizmi për të siguruar ekonomi stabile. Siguruam mbështetje për pagesën e pagave. Bashkë me këtë pako, në pakon e katërt Kovid ekstra do të sigurohen rreth 250 mijë paga për kuartalin e katërt”, deklaroi më tej Zaev.