“Qeveria nuk rrënoi para QT “Mavrovasja”, por ndihmoi komunën e Çairit, e cila po rrënonte”, kështu deklaroi Kryeministri Zoran Zaev kur u pyet nga gazetarët nëse Qeveria do të vazhdojë me rrënimin e ndërtimeve joilegale.
“Qeveria nuk rrënoi para QT “Mavrovasja”, por ndihmoi komunën e Çairit, e cila po rrënonte, sepse dështuan procedurat për zgjedhjen e kontraktuesit, ne u ofruam të ndihmojmë”, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.
Zaev pret që procedurat të vazhdojnë dhe komunat të veprojnë.
“Për të gjitha komunat e tjera, pres që procedurat të vazhdojnë dhe komunat vetë të veprojnë. Dihet se kur shteti mund të ndihmojë komunat. Kur shohim se ata kanë bërë gjithçka në kompetencën e tyre dhe nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë”, tha kryeministri Zoran Zaev.