Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Jemi krenarë që si ekzekutiv kemi siguruar kushtet për një gjyqësor i pavarur të funksionojë dhe të rivendoset sundimi i ligjit. Të tregojmë se Maqedonia Veriore po ndryshon dhe askush nuk ushtron ndonjë ndikim ose presion mbi prokurorët ose gjykatat, ata marrin vendime të pavarura.
Këtë e ka thënë sonte kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të seancës së Këshillit Qendror të LSDM-së.
“Ne besojmë në prezumimin e pafajësisë dhe besojmë në drejtësinë e pavarësisë me fuqinë e argumenteve për të provuar procedura të mundshme penale për këdo që mund të ketë shkelur ligjin. Unë mendoj se këto janë hapat e duhur. Raste të tilla janë problem dhe vështirësi për të gjithë në shoqëri, një sfidë në të njëjtën kohë, ato ekzistojnë në shumë vende dhe në vendin tonë. Pyetja qëndron aty se si ekzekutivi, por mbi të gjitha gjyqësori ballafaqohet me këtë. Unë besoj se Maqedonia Veriore dhe qytetarët do të dalin fitues dhe të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të përgjigjen”, tha Zaev.
I bëri thirrje se për këdo qoftë, mundësia e përfshirjes në krim dhe korrupsion, të hetohet plotësisht.
Zaev, në lidhje me vendimin për pasardhësin e Katica Janeva, bëri thirrje për veprime të menjëhershme në përputhje me ligjet për ushtruesin e detyrës prokuror special publik dhe i bëri apel edhe VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së që të afrojnë pikëpamjet e tyre mbi ligjin për Prokurorinë Publike.
“Kjo është një arsye tjetër veçanërisht për politikanët që ta miratojnë Ligjin për Prokurorinë Publik sa më shpejt. Unë i inkurajoj të gjithë si në VMRO-DPMNE ashtu edhe në LSDM që të vazhdojnë të punojnë shpejt, pasi ditët janë të numëruara dhe ligji tashmë është dorëzuar në Parlament të martën, dhe mandati i PSP-së skadon në 15 shtator. Ne kemi aftësinë si shtet ta kalojmë këtë ligj, një arsye më shumë është se tani PSP-ja është pa drejtues, dhe kjo është arsyeja që më shumë institucione të sistemit të vazhdojnë të punojnë”, tha Zaev.
I pyetur nga gazetarët se një gazetar italian kishte njoftuar “bomba” të reja dhe se Zaev dyshohej se ishte përfshirë personalisht në furnizime në shëndetësi, kryeministri u përgjigj se nëse ka prova të përfshirjes së paligjshme, ato duhet të publikohen menjëherë.
Zaev njoftoi se që nga dita e nesërme do të paraqesë propozim deri në Kuvend me ndryshimet e reja në ekzekutiv.
Ai njoftoi se Nina Angellovska do të dorëzohet si propozim për ministre e re e Financave, ndërsa do ta propozojë edhe Elizabeta Naumovska për zëvendësministre të Arsimit dhe Shkencës, Kiril Kolemishovskin për zëvendësministër të ri të Ekonomisë dhe Nexhat Mehmedoviq për zëvendësministër në Ministrinë për Sistem Politik.
Zaev tha se me këtë propozim dërgohet mesazhi se “të rinjtë duhet të angazhohen, të luftojnë, dhe të arsimohen sepse pozicionet e larta janë për të gjithë”.
Në Këshillin Qendror të LSDM-së janë zgjedhur edhe pesë nënkryetarë, Mila Carovska, Kosta Petrov, Oliver Spasovski, Damjan Mançevski dhe Muhamed Zekiri.