Ballina Aktuale Zaev: Shkupi u ngrit nga hiri dhe u bë simbol i mbështetjes...

Zaev: Shkupi u ngrit nga hiri dhe u bë simbol i mbështetjes joegoiste dhe unitetit

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e 57 vjetorit të ditës së tërmetit katastrofik ka shkruar se 26 korriku i vitit 1963 është dita që agimi i cilës në vend të zgjimit, ditës së re dhe shpresës së re për Shkupin dhe shkupjanë solli frikë, të qara, mosbesim dhe 1.070 bashkëqytetarë të vdekur.

Marketing

“Pesëdhjetë e shtatë vjet pas tërmetit katastrofik, përkujtimi i të pësuarve ende jeton, aq fuqishëm sa edhe kujtimi i solidaritetit me të cilën bota ia dha dorën Shkupit. Lavdi e përjetshme për viktimat e kësaj dite të trishtuar”, ka shkruar Zaev.

Shkupi, siç shkruan lideri i LSDM-së u ngrit nga hiri dhe u bë simbol i mbështetjes joegoiste dhe unitetit.

“Të jemi krenarë për Shkupin tonë, le të jetë udhëzues dhe përkujtues të vazhdojmë të ndërtojmë unitet dhe solidaritet!”, ka shkruar Zaev në publikimin në Fejsbuk.

Marketing
Exit mobile version