Zaev: Të nderuar politikan evropian, bëhuni heronjtë tanë

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se çdo prolongim i vendimit për t’i dhënë datë për fillim të negociatave Maqedonisë, do të ketë efekte negative.

Marketing

“Të nderuar politikan evropian: Bëhuni heronj tanë. Do të ketë nivel të lartë të dëshpërimit te qytetarët dhe në mesin e anëtarëve të Kuvendit të cilët e mbështetën Marrëveshjen e Prespës. Të mos harrojmë se implementimi i marrëveshjes së Prespës lidhet me kapitujt e Bashkimit Evropian. Dua që me qëllim të mirë të ju paralajmëroj se nëse nuk jepet vendimi pozitiv i shumëpritur dhe i merituar, atëherë kredibiliteti i Bashkimit Evropian dhe besimi i qytetarëve tanë ndaj unionit do të vihet në pikëpyetje.

Kjo me siguri do ti nxisë forcat regresive në vend dhe do të forcojë interesin e palëve të treta në rajon. Nëse Bashkimi Evropian dëshmon mungesë ose dobësi në Ballkan atëherë palët e treta do ta plotësojnë vakumin”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.

Ai ka thënë se politikisht vendi është e përgatitur për të filluar bisedimet me BE.