Ballina Aktuale Zaev: Të përkushtuar në Agjendën e Gjelbër

Zaev: Të përkushtuar në Agjendën e Gjelbër

Një nga përkushtimet e qeverisë është vendosja e politikave energjetike afatgjate konform politikave europiane me të cilën mundësohet realizimi i strategjisë së re deri në 2040, që bazohet në energji të pastër dhe të gjelbër, krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ambient të pastër ekologjik dhe vende të reja pune, theksoi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në kuadër të punimeve të Forumit socio-ekonomik i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor. Shtoi se përmes këtij forumi po trasohet rruga e ardhmërisë kur të gjitha vendet e Balkanit Perëndimor do të kenë ekonomi energjetike efikase dhe vende pune rrezistente ndaj ndikimeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Marketing

“Jemi të përkushtuar në Agjendën e Gjelbër. Krijojmë kushte për investim, për vende të reja pune dhe për mjedis të pastër. Maqedonia e Veriut konform dakordimeve me BE-ne eshte ne faze te realizimit ne etapa te marreveshjes per Agjendën e Gjelbër. Po ndërtojmë infrastrukturë prej 140 milion euro për hidrogjenin dhe gazin natyror, me interkonektorë nga Greqia, dhe studimet fizibiliti me Kosovën dhe Serbinë. Të gjitha instittucionet publike deri në 2025 duhet të shfrytëzojnë gazin natyror, apo resurse të tjera të energjisë së pastërt. Kemi miratuar edhe ligj për investime strategjike që investitorët e mëdhenj ta kuptojnë përkushtimin e qeverise dhe të inkurajohen për të qenë më të guximshëm ne vendimarrjet e tyre për të investuar në RMV.”, tha Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.

Marketing
Exit mobile version