Pensioni mesatar nga janari i vitit të ardhshëm është parashikuar në 15.500 denarë, ndërsa Qeveria për vitin 2020 në buxhet, i cili është në Parlament dhe këtyre ditëve duhet të miratohet, parashikon rritje prej 700 denarëve dhe harmonizim shtesë prej rreth 200 denarëve, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm joformal me pensionistët në Shkup, në të cilën së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska i prezantuan masat kushtuar qytetarëve më të moshuar.
Kryeministri tha se pensionet në qershor të vitit 2020 do të rriten për rreth 900 denarë, gjegjësisht siç sqaroi me ardhjen në pushtet nga qershori i vitit 2017, deri në fillim të vitit të ardhshëm gjithsej e kanë rritur pensionin mesatar për 1.760 denarë.
“Kjo Qeveri si Qeveri e majtë është seriozisht e përkushtuar në investimin në kapitalin njerëzor, në gjithë këtë periudhë, të gjitha performansat e ekonomisë që kanë ardhur me politikat e mëdha dhe inkurajuese, politikat integruese, mundësuan që buxheti ynë të jetë stabil, të mos kemi rritje të borxhit publik, të mos kemi debi plotësuese përveç për investimet kapitale, dhe me të gjitha këto resurse tona të bëjmë shpërndarje të barabartë për përfitimet e të gjithë qytetarëve në avancimin e standardit ekonomik të qytetarëve”, shtoi Zaev.
Me këtë masë, sipas kryeministrit Zaev, për gjithë vitin e ardhshëm pensionistët në mesatare do të marrin 10 mijë denarë më shumë ose rreth 850 denarë në muaj.
“Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në takimin me pensionistët, përkujtoi në masat e ndërmarra nga ana e Ministrisë, të cilët drejtpërdrejtë i prekin qytetarët më të moshuar në vend.
“Një nga masat, të cilat drejtpërdrejtë i prej qytetarët, duke pasur parasysh që janë shumë shpesh me sëmundje kronike dhe shpesh përdorin terapi kronike, është pezullimi i kuotave në barnatoret në mbarë vendin. Ja tashmë tre muaj edhe furnizimi me ilaçe shkon shkëlqyeshëm, nuk ka më kriza, nuk ka më turma në fillim të muajit, ka ilaç me recetë në çfarëdo pjese të muajit”, theksoi Filipçe.
Masë tjetër, të cilën ministri e theksoi është vaksinimi falas kundër grupit, i cili tashmë dy vite me radhë sigurohet.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në takimin e sotëm joformal theksoi se pensionistët janë me të vërtetë solidar në procesin e krijimit dhe zbatimit të reformës së stabilizimit të sistemit pensional dhe sipas saj, kjo është arritje e madhe edhe për pensionistë aktual edhe për pensionistët e ardhshëm.