Zaev: Zgjedhje në afat sa më të shpejtë për institucione funksionale dhe rifillim të ekonomisë

Kryetari i i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk, shkroi se zgjedhjet duhet të mbahen në afat sa më të shpejtë.

Marketing

“Duhet të ketë zgjedhje edhe atë në afat sa më të shpejtë. Ne kemi nevojë për institucione plotësisht funksionale për mbrojtjen e shëndetit publik, vendosjen dhe udhëheqjen e zhvillimit të ri të ekonomisë së vendit”, shkruan Zaev.

Ai u bën thirrje të gjitha partive dhe palëve të interesuara që t’i vendosin në radhë të parë nevojat e shtetit dhe qytetarëve.