Zaev:Ardhmëria e Maqedonisë së Veriut e ka adresën e sigurisë së përhershme, selia kryesore të NATO-s në Bruksel

Ardhmëria e Maqedonisë së Veriut e ka adresën e sigurisë së përhershme dhe kjo është adresa e selisë kryesore të NATO-s në Bruksel – deklaroi kryeministri Zoran Zaev në fund të samitit dyditore të Aleancës veri-atlantike në Londër, që u mbajt me rastin e 70 vjetorit të ekzistimit.Se anëtarësimi është vetëm çështje e kohës dëshmon neni 5 i deklaratës së Londrës ku shkruan: “Jemi të përkushtuar në politikën e NATO-s për dyer të hapura që do ta forcojë Aleancën dhe do të sjellë siguri për miliona europian. Maqedonia e Veriut sot është këtu me ne dhe së shpejti do të bëhet anëtari ynë më i ri”.
Këtë e konfirmoi edhe sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg. “Maqedonia e Veriut dhe kryeministri Zaev u përshëndetën në këtë takim dhe të gjithë e presin këtë vend si anëtarë i 30-të i NATO-s.Kryeministri Zaev në Londër, realizoi shumë takime dypalëshe, ndër të cilët edhe me kryeministrin spanjol Sançez, vendi i të cilit, për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, mbeti i fundit për ta ratifikuar protokollin e anëtarësimit.

Marketing
Marketing