Zaevi, apel Kamenosit: Jepini mundësi Marrëveshjes së Prespës

Kryeministri, Zoran Zaev i apelon opozitës greke dhe partnerit të koalicionit qeveritar, Kamenos të që të përkrahin marrëveshjen e Prespës. Zaev tha se as ai nuk mund të garantojë se si do të rrjedhin gjërat në Kuvendin e Shkupit, respektivisht nëse do t’i miratojë ose jo ndryshimet e nevojshme kushtetuese, por se ai angazhohet maksimalisht që procesi të përfundojë deri në mes të janarit.

Marketing

“Unë nuk humbas besimin ndaj kryeministrit, Aleksis Cipras, ndaj Qeverisë greke dhe ndaj popullit grek, duke përfshirë edhe opozitën edhe Kamenosin, i cili është pjesë e Qeverisë. Duhet t’i japin mundësi një marrëveshjeje të këtillë historike, sepse marrëveshja është e mirë për dy vendet, për dy popujt. Besoj se dobitë do të shihen në muajtë që vijojnë pas zbatimit të saj. Jam i bindur se besimin që e kam në Aleksis Ciprasin do të zbatohet në Kuvend, ashtu siç edhe unë përpiqem që besimin që e ka Aleksis Cipras në mua dhe në Qeveri të zbatohet në Kuvend”, deklaroi  Zoran Zaev.

Ndërkohë sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo inkurajoi palët të zbatojnë marrëveshjen, duke theksuar se kjo do t’i mundësojë vendit të integrohet në BE dhe NATO. Këto komente Pompeo i bëri pas takimit me Ministrin e Jashtëm Alternativ grek, Jorgos Katrugalos.

“Kjo marrëveshje do t’i lejojë fqinjit tuaj t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së, si Republika e Maqedonisë së Veriut dhe do ta forcojë Ballkanin ndaj ndikimeve ruse. Përfundimisht”,  tha Majk Pompeo.

Ndërkohë vazhdojnë reagimet në Greqi pas kërcënimit të partnerit të koalicionit qeveritar dhe njëherit Ministër i Mbrojtjes, Kamenos se do të del nga Qeveria nëse në janar Shkupi përfundon procesin. Ndërsa akoma nuk është i qartë qëndrimi i partisë opozitare, Potami, e cila së fundi ka deklaruar se do të vendosë pasi të sheh tekstin e Kushtetutës së Shkupit pasi të mbarojnë ndryshimet kushtetuese.