Ballina Aktuale Zaevi dhe Ciprasi do të shpërblehen në Konferencën për Siguri në Munih

Zaevi dhe Ciprasi do të shpërblehen në Konferencën për Siguri në Munih

Çmimi „Ewald von Kleist“ në Konferencën e Sigurisë në Munih, sivjet, do t’u ndahet Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit për Marrëveshjen e Prespës, publikoi “Dojçe Vele” në gjuhën greke.

Marketing

Kryetari i Konferencës, Volfgang Ishinger në Tuiterin e tij zyrtar më 25 janar, shkurt pasi Marrëveshja e Prespës ishte ratifikuar nga Parlamenti grek, ka shkruar se “të dy kryeministrat do të ftohen më 16 shkurt në Munih që ta marrin çmimin prestigjioz” në Konferencën e 55-të, raporton Mia.

Zëdhënësi i Konferencës për Siguri në Munih që do të mbahet nga data 15 e deri më 17 shkurt, dje për “Dojçe Velen” ka konfirmuar se edhe Zaevi edhe Ciprasi e kanë pranuar ftesën.
Çmimi ndahet nha viti 2009, ndërsa mes fituesve të deritanishëm janë Havier Solana, Joakim Gauk dhe OSBE-ja.
“Me ndarjen e çmimit për Aleksis Ciprasin dhe Zoran Zaevin, Konferenca për Siguri në Munih e pranon rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës për sigurinë dhe stabilitetin edhe në Ballkan, por edhe në Evropë, shkruan “Dojçe Vele” në gjuhën greke.

Një pjesë e madiave në Greqi ditëve të kaluara kanë shkruar se pikërisht në margjinat e Konferencës në Munih, të dy kryeministrat është e mundur të mbajnë takim dypalësh.

Marketing
Exit mobile version