Zaevi i gatshëm të ulet edhe njëherë me Mickovskin

Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se grupet e punës nuk janë larg arritjes së marrëveshjes për ligjin për prokurorinë publike, nevojitet që të bëhen më shumë përpjekje dhe siç tha “të tejkalojmë vetveten”, përderisa për liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoski për momentin pozicionet e dy palëve negociuese janë shumë të ndryshme. Që të dy janë të gatshëm për takim të ri të liderëve, por pasi për këtë sinjal do tu japin grupet e punës.

Marketing

Ndërsa sot do të mbahet takim i ri i grupeve të punës për ligjin. Kryeministri Zaev dje tha se do të ulet në tavolinë me liderin e VMRO-DPMNE-së, lidhur me ligjin për prokurori publike, por pasi grupet e punës të japin sinjal deri tek ai dhe lideri i i opozitës Mickoski se ka përparim. Ai vlerëson se me të vërtetë nuk janë larg arritjes së marrëveshjes dhe apelon që të bëhen më shumë përpjekje në këtë drejtim.

“Besoj se mund të bëjmë përpjekje, me të vërtetë nuk jemi shumë larg, vetëm duhet ta tejkalojmë veten, posaçërisht në kushte kur ja lëndët janë të siguruara dhe kanë të ardhme të tyre. Ejani të dërgojnë porosi deri te partnerët ndërkombëtarë të BE-së se me të vërtetë siç arrinim marrëveshje deri tani me konsensus, të votojmë në Parlament për tërë atë që është e lidhur me reformat lidhur me BE-në dhe këtë ligj për prokurorinë publike ta dakordojmë. Jam në dispozicion tërësisht. Sa grupet punuese ta japin sinjalin deri te unë dhe z. Mickoski, ne do të ulemi ta dakordojmë këtë ligj për prokurorinë publike”, tha Zaev.

Marketing