Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tregoi se si mund të duket votimi në kushte të pandemisë. Ai në një intervistë për Tv Telma tha se do të respektohet distanca dhe masat e tjera. Ai nuk përjashtoi as mundësinë e shtimit të orarit të votimit.
“Ideja për zgjerimin e orarit të votimit gjatë ditës së zgjedhjeve është e mirë të me maskë mbrojtëse, ne hyrje dezinfektim dhe po ashtu në dalje dezinfektim. Masat përcaktohen. Nëse duhet shteti të blejë 1 milion e 800 mijë stilografë, do të blejë, nga 5 denarë ose sado që janë ato janë 9 milion denarë, 150 mijë euro.
E para qytetarët por jo vetëm ato, edhe anëtarët e vendvotimeve, të gjithë duhet t’i mbrojmë. Të gjithë duhet të jemi me maska dhe t’i respektojmë rregullat. Me siguri Komisioni Shëndetësor do t’i thotë të gjitha detajet, unë nuk e marr veten për më të mençur por vetëm projektoi si një qytetar i thjeshtë.
Një ditë para zgjedhjeve me siguri do te jenë në kafe me 100 njerëz. Aty (në vendvotime) s’do të ketë 100 njerëz, do të ketë ndoshta 20, por jo 100. Flasim për rrethana kur masat kufizuese do të kenë rreth një muaj që do të jenë hequr.”