Zaharieva: Bullgaria së shpejti do të dhurojë vaksina për Maqedoninë

Zaharieva: Bullgaria së shpejti do të dhurojë vaksina për Maqedoninë
Zaharieva: Bullgaria së shpejti do të dhurojë vaksina për Maqedoninë
Publikuar 19:00 17 Shkurt, 2021
Së shpejti do të dhurojmë vaksina për Maqedoninë e Veriut, sa të sigurojmë sasi të mjaftueshme nga BE, tha ministrja bullgare për Punë të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.

Marketing

Zaharieva në një deklaratë për BTV th se vonesa janë shkaktuar si pasojë e mekanizmit Coviax, transmeton Alsat.

“Tani fillojmë të furnizohemi rregullisht me vaksina nga BE po, dhe shpresoj që së shpejti ta kemi këtë mundësi. Bullgaria së shpejti do të dorëzojë vaksina në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaharieva.

“Unë me të vërtetë dua që marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të kthehen në normalitet. Unë mendoj se nëse zvogëlojmë emocionet, do të gjejmë mënyrë për të gjetur një marrëveshje, shton Zaharieva.

Ajo gjithashtu komentoi informacionin për shpallje të tenderit në Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e hekurudhës deri në kufirin me Bullgarinë.

“Të ketë sa më shumë kandidatë dhe të ndërtohet korridori 8, nuk është normale që të mos ketë lidhje hekurudhore midis dy vendeve. Duhet të kemi sukses”, tha Zaharieva