Zaturovska: Qytetarët e Maqedonisë nuk ndjehen të sigurt

Deputetja e VMRO-DPMNE-së sot në seancën kuvendore ku shtrohen pyetjet e deputetëve, pyeti ministrin e brendshëm Oliver Spasovski për sigurinë e qytetarëve, ajo nga foltorja e Kuvendit u shpreh se qytetarët nuk ndjehen të sigurte në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Zaturovska përmendi edhe rastin e Shutkës ku u sulmuan fizikisht dy pjesëtare të policisë. Zaturovska madje me pyetje direke deri tek ministri i brendshëm se pse nuk dorëhiqet nga posti.

Ministri Spasovski në përgjigjen e tij theksoi se siguria në Maqedoni është rritur që në momentin kur siç u shpreh ai “banditët u larguan nga pushteti”.

Marketing