Zbardhet vrasja në Gostivar, arrestohet një burrë 46 vjeç

Tetovë deri tek Prokuroria Publike e Gostivarit ngriti kallëzim penal kundër GJ.D (46) për shkak të dyshimeve se ka kryer vepra penale “vrasje” dhe “tentim për vrasje”. I arrestuari është privuar nga liria më 01.09.2019 në orën 5:40 pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga pjesëtar të policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit.

Marketing

I arrestuari më 01.09.2019 pas orës 3 në një banesë në ndërtesën e cila gjendet në rrugën “Ilindenska” në Gostivar me thikë e ka vrarë S.T. (78) dhe ka tentuar t’i vrasë edhe S.R. (54) dhe B.R. (60), për shkak të një borxhi në para nga B.R. dhe GJ.D. Pasi janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura, GJ.D. është privuar nga liria nga ana e nepunësve policorë