13:39 | 6 Maj 2021
13:39 | 6 Maj 2021
Footyheadlines ka zbuluar fanellat e para të Milanit për 2021-22, ku shihet rikthimi në vijat e zeza si në sezonin 2014/15.
Footyheadlines zbulon se fanella në shtëpi e Milanit do të jetë me vija të ngushta në anët e saj dhe një brez i zi do të dominojë në qendër, përcjell lajmi.net
Motoja ‘Semper Milan’ do të shfaqet dhe do të dalë në pah në pjesën e pasme të jakës në formë V.
Pantallonat e shkurtra do të jenë të zeza dhe çorapet do të jenë të zeza me vija të kuqe.
“Fanella në shtëpi e Puma Milan 2021-22 paraqet një vështrim modern dhe të freskët në vija tradicionale kuqezi të klubit”, shkruan Footyheadlines./Lajmi.net/