Ballina Aktuale Zbulohen katër emigrantë nga Afganistani në një tren transportues në Tabanoc

Zbulohen katër emigrantë nga Afganistani në një tren transportues në Tabanoc

Katër emigrantë nga Afganistani mbrëmë janë zbuluar në vendkalimin kufitar Tabanoc në vagonin e një treni transportues i cili ka qarkulluar drejt Hungarisë.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se mbrëmë rreth orës 00,05 në vendkalimin kufitar Tabanoc – të punësuarit në HM – Transport kanë denoncuar se në dalje prej R. Maqedonisë së Veriut në një tren transportues i cili ka qarkulluar në relacionin Republika e Greqisë – Republika e Hungarisë kanë vërejtur të trokitura në njërin prej kontejnerëve. Pasi janë hequr plombat në njërin prej vagonëve të ngarkuar me kontejnerë janë gjetur katër emigrantë nga Afganistani: A.B.K. (20), O.M. (30), A.Z. (19) dhe S.I. (33).

Emigrantët janë dërguar në kampin transitues Tabanoc për procedurë të mëtejme.

Marketing
Exit mobile version