Zbulohen tjera gjera skandaloze rreth mashtrimit që dyshohet së bëri Loredana!

23 vjeçarja Loredana Zefi thuhet se ka arritur të mashtroj një çift zviceran, duke marrë nga ta 700,000 franga. Të martën, reperja me rrënjë shqiptare u arrestua nga policia në një apartament në Lucern, ku dhe u bastis shtëpia e saj, përcjellë GazetaBlic.

Marketing

Loredana pretendonte të ishte avokatja Anna Landmann – vajza e paligjshme, e avokatit të njohur të Zyrihut, Valentin Landmann.

Pasi mori vesh gjithë historinë, avokati Landmann ka thënë edhe fjalën e tij, duke qenë se emri i tij është keqpërdorur në këtë histori që ka pushtuar Zvicrën.

“Nuk isha i lumtur kur dëgjova për këtë. Ky është një keqpërdorim absurd i emrit tim. Nuk kam të bëjë fare me çështjen dhe nuk kam asnjë vajzë të paligjshme”, thotë Valentin Landmann.

Sidoqoftë, emri Anna Landmann është i njohur për avokatin. Sepse ky është emri i ish-gruas së tij, por kjo tani është në pension. Edhe pse rasti u bë publik, megjithatë, ai nuk ka folur ende me ish gruan e tij.

Landmann nuk ka asnjë dyshim për rastin Loredana.

“Është një shkelje e qartë që ka ndodhur”.

Ai vetë do t’i ndjek veprimet ligjor kundër reperes për keqpërdorimin e emrit të tij në lidhje me rastin e mashtrimit.

Loredana po hetohet për mashtrime, zhvatje, detyrim dhe kërcënime të dyshuara. Vëllai i Loredanas kishte bindur një 52 vjeçare, me një pseudonim të rremë në qershor të vitit 2016, që ta ndihmonte atë në vështirësitë e supozuara financiare, duke i dhënë atij gjithsej 200,000 franga. Kur çifti i kërkuan atij paratë t’ua kthente, aty ndërhyri Loredana me indentitet të rremë, dhe me një plan të përgatitur mirë.