Ballina Sport Zbulohet çfarë i tha Koeman gjyqtarit, kur u përjashtua me të kuq

Zbulohet çfarë i tha Koeman gjyqtarit, kur u përjashtua me të kuq

9:04 | 30 Prill 2021

Marketing

Barcelona ka luajtur dje ndeshjen e 33-të në La Liga, duke humbur 2-1 në shtëpi ndaj Granadas.

Klubi Blaugran pati mundësi të artë që të kapte kreun e tabelës me ndonjë fitore eventuale, mirëpo u mposht nga Granada, transmeton lajmi.net.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u përjashtua nga gjyqtari i ndeshjes pasi holandezi i tha diçka gjyqtarit të katërt.

Sipas raportit të gjyqtarit, Holandezi besohet të ketë thënë “çfarë karakteri” dhe kështu ai u dërgua jashtë pasi shprehu mendimin e tij me zë të lartë.

Ndeshja e ardhshme për Barcelonën do të jetë ndaj Valencias më 2 maj dhe aty nuk do të jetë i pranishëm Koeman./Lajmi.net/

Marketing
Exit mobile version