Zbulohet çmimi marramendës i fustanit të nusërisë që e ka veshur Elita Rudi

Dasma e reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, mori vëmendjen e të gjitha mediave pak javë më parë.

Çifti që së shpejti do të bëhen prindër, kanë nisur tashmë pushimet, të shoqëruar tashmë nga prindërit e tyre.

Marketing

Gjiko u duk tejet elegant në kostumin e zi, gjersa jo më pak vezulluese dukej tashmë bashkëshortja e tij, Elita.

Kjo e fundit, për dukjen e saj glamuroze atë natë, duket se ka shpenzuar mjaft.

“Prive” ka bërë të ditur në një nga kronikat e saj se vetëm fustani i nusërisë së moderatores bëhet e ditur të ketë kushtuar plot 10 mijë euro.

Mirëpo, Elita ka paguar vetëm gjysmën e tij, pasi gjysma tjetër është llogaritur në pjesën e marketingut. Fustani në fjalë është dizajnuar dhe punuar nga “Geraldina Sposa” në Tiranë.