Ballina Sport Zbulohet detaji interesant në kontratën e Lewandowskit me Barcelonën

Zbulohet detaji interesant në kontratën e Lewandowskit me Barcelonën

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski nënshkroi këtë verë me Barcelonën pas largimit nga Bayern Munich. Ai nënshkroi kontratë trevjeçare me katalunasit. Ndërsa, ka një detaj mjaft interesant në kontratën e tij.

Marketing

Siç raportohet në mediumet spanjolle në kontratën e Lewandowski është një klauzolë në të cilën nëse lojtari luan më pak se 55% të ndeshjeve në vitin e tij të tretë, klubi mund të ndërpresë kontratën e tij në sezonin e fundit.

Ai është përshtatur shumë mirë te blaugranasit në këtë fillim të sezonit. Pas pesë ndeshjeve të para në La Liga 34-vjeçari ka shënuar katër gola.

Lewandowski së bashku me sulmuesin e Celta Vigos, Iago Aspas janë golashënuesit më të mirë në këtë edicion.

Kujtojmë që transferimi i tij i kushtoi skuadrës së drejtuar nga Xavi Hernandez 45 milionë euro.

Marketing
Exit mobile version