Pas Fedez, një tjetër yll italian do të vijë në Tiranë. Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë njoftuar se këngëtari i njohur Alberto Cotta Ramusino, i njohur me emrin e artit si Tananai. Lajmi është konfirmuar gjithashtu nga vetë artisti italian përmes një postimi në Instagram.
Dje, organizatorët zbuluan se Fedez do të këndojë në Sunny Hill. Ai nuk njihet vetëm për muzikën që bën.
Fedez është martuar prej vitesh me blogeren e famshme, Chiara Ferragni, me të cilën ka dy fëmijë. Sakaq, sa i përket artistëve shqiptarë, është konfirmuar se do të këndojë Dren Abazi.