Zbulohet oferta e Real Madridit për Harry Kane

Pas largimeve të Benzemas, Asensios, Hazard e Mariano Diaz, Real Madridi ka nisur të mendoj për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Marketing

”Los Blamcos”, ditën e sotme kanë kryer transferimin e parë, ku Dortmundi e ka zyrtarizaur marrëveshjen me Jude Bellingham, shkruan IndeksOnline.

Por Real Madridi dëshiron qe sa më parë të zëvendësoj Karim Benzema.

Sipas mediave ndërkombëtare, klubi mbretëror si zëvendësues të sulmuesit francez e dëshiron transferimin e Harry Kane.

Real Madrid dëshiron që të kryej transferimin e sulmuesit të Tottenhamit gjatë muajit qershor dhe janë gati të bëjnë një ofertë prej 80 milion euro + 20 milion € në shtesa.