Në mediet italiane vijon të flitet për Cristiano Ronaldon dhe ndikimin që do të ketë në futbollin vendas ylli i ri i Juventusit. Orët e fundit ka dalë një detaj interesat
Sipas shtypit spanjoll, portugezi po organizohet për të marrë në Itali makinerinë e realizuar nga NASA që përdorte për t’u stërvitur te Real Madrid.
Ronaldo është prej kohësh maniak i fizikut dhe stërvitjes, një anë që ka kontribuuar shumë për paraqitjen e tij në fushën e blertë, që e ndërthur me një regjim të rreptë ushqimor.
“Fox Sports” bëri të ditur se Cristiano Ronaldo po kërkon si fillim një vend për të banuar në Torino, që më pas të marrë edhe makinerinë, që ka kushtuar 2 milionë euro, marrë nga NASA, me të cilën mund të stërvitet në gravitet zero. Ndërkohë Cristiano Ronaldo sipas një studimi mësohet se ngjason me nje djalë, 13 vjet më të ri në moshë, falë fizikut të jashtëzakonshëm që zotëron, pra aktualisht CR7-ta ka gjëndjen fizike të një 20-vjeçari.