Një tifoz, pretendon se drejtori i UEFA-s, aksidentalisht e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet përballjet çerekfinale.
Ajo fotografi, të cilës i referohen si dokument, mban logon zyrtare të UEFA-s dhe titullohet “horti i çerekfinaleve të UEFA Ligës së Kampionëve”.
Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale tifozët të rebelohen duke pretenduar se i gjithë shorti është kurdisje.
Sipas atij dokumenti të shumëpërfolur, çiftet çerekfinaliste janë Liverpool-Ajax; Juventus-Porto; Manchester United-Tottenham dhe Barcelona-Manchester City.
Kujtojmë se sot (e premte), me fillim nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës do të bëhet tërheqja e shortit për fazën çerekfinale